Hikingnjeri organizon ecjen e përvjetshme për në majën më të lartë në Brezovicë

Alpinizem

Hikingnjeri organizon ecjen e përvjetshme për në majën më të lartë në Brezovicë

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 16:39
Hikingnjeri organizon ecjen e përvjetshme për në majën më të lartë në Brezovicë

Dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, pas një dite fenomenale në Dromodol të Rugovës, këtë të diele me 16 shkurt 2020 Hikingnjeri organizon ecjen e përvjetshme për në majën më të lartë në Brezovicë, Gurin e Zi 2536m!
Nëse doni ta shijoni pamjen e ëndërrave gjatë dimrit në 360 shkallë, ky vend është për ju.

Në plan janë 3 verzione të planifikuara: 1. Shfrytëzimi i teleferikut (bileta 3 EU ngjitje / zbritje), me të cilën shkurtohet ecja 3-4 orë (ngjitje / zbritje). Nga maja e teleferikut ecja zgjate max 2 orë deri në maje (8 km lartë / poshtë).
2. Ecja nga baza e Brezovicës deri në maje PA teleferik për ata që kanë dëshire extra ecje (komplet 4 orë gjitje dhe 3 orë zbritje).

Rreth 15 km ecje për këta.

3. Ata që kanë dëshirë vetëm të rrijnë ose të skijojnë në ski qendër.

Pamjet nga nisja janë super të gjëra ndërsa në maje, e cila gjendet në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë, do të shohim gati tërë Sharrin, Syrinikën, bjeshkët e Kosovës perendimore, bjeshkët e Maqedonisë, Shkupin etj., thuhet në faqen e Hiking Njerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat