Lajm i hidhur, vdes sportisti i Kosovës

Alpinizem

Lajm i hidhur, vdes sportisti i Kosovës

Nga: K.Goca Më: 18 gusht 2020 Në ora: 20:42
I ndjeri Nehari Driza

Lajm i hidhur për komunitetin e bjeshkatarisë dhe sportin në përgjithësi të Kosovës. 
Në moshën 65-vjeçare ka ndërruar jetë Nehari Driza, bjeshkatar i dëshmuar.

“Me pikëllim të thellë kumtojmë lajmin për humbjen e madhe të komunitetit bjeshkatar, për ndarjen nga jeta të një njeriu zemërçiltër, human dhe mbi të gjitha një bjeshkatari të devotshëm”, njofton Shoqata bjeshkatare “Haxhi Beda”.
Edhe SHB "Sharri" janë të pikëlluar për vdekjen e Drizës.

“Inxh. i makinerisë Nehari Driza ka lindur me 28.01.1955 në Prizren. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu ne Prizren. Studioj në Zagreb dhe Mitrovicë. Baba i tre fëmijëve shembullorë. Ai ishte një nga bjeshkatarët më ikonik të Prizrenit, Kosovës dhe gjithë trevave shqiptare. 

Image

Bjeshkatarinë dhe dashurinë për malet e trashëgoi nga babai i vet , Beqir Driza i cili ishte bjeshkatar i njohur. Nehariu ishte anëtar i SHB Sharrit dhe njohës i shkëlqyer i maleve të Sharrit, ku shenjëzoi dhe përshkroi çdo skutë të tij. Pushtoi shumë maje në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe vende të tjera. 

E ngjiti Mont Blanc, Ararat dhe shume maje te tjera. Ishte modest, i qetë, i ndershëm dhe shumë i afërt me bjeshkatarët e rinjë të cilët prej tij fituan përvojat e para dhe dashurinë për male.

Gjithmonë do të mbetet në zemrat dhe mendjet tona. Pas një beteje të gjatë me një sëmundje  të rëndë të cilën sot e humbi ndaj së cilës ai nuk u dorëzua, para gjashtë muajve, i sëmurë, me terapi e pushtoi majën e Pashtrikut për nder të Pavarsisë. Pusho në paqë miku ynë i respektuar dhe i dashur Nehari Driza”, shkruan në faqen e SHB Sharri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat