Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës kundërshton dëmtimin dhe shkatërrimin e mjediseve të mbrojtura!

Alpinizem

Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës kundërshton dëmtimin dhe shkatërrimin e mjediseve të mbrojtura!

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 12:13
Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës kundërshton dëmtimin dhe shkatërrimin e mjediseve të mbrojtura!

Në vitet e fundit në Kosovë ndodhin dukuri të shëmtuara, ku në disa rajone po shkatërrohen pyjet e bukura! 

Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës kundërshton dëmtimin dhe shkatërrimin e mjediseve të mbrojtura!

"Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të dëshirës dhe vullnetit të mirë të disa entuziastëve që të bëjnë sa më shumë për zhvillimin e aktiviteteve alpiniste, sigurimin dhe tërheqjen e turistëve. Mirëpo ndodh që ndërmarrja e këtyre aktiviteteve vullnetare të jetë në kundërshtim me rregullat dhe ligjet në fuqi e sidomos kur ato kryhen në mjediset e mbrojtura me ligj. Rasti i fundit është tentimi për ngritjen e sigurisë së vizitorëve që duan të shijojnë bukuritë e ujëvarës së Mirushës.

Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës, kundërshton çfarëdo punimi në infrastrukturën bjeshkatare, në parqet nacionale dhe në vendet e mbrojtura me ligj, si - shenjëzim, shtigje, ngritje të shtigjeve të siguruara me litar çeliku (via ferrata) etj. - pa marrjen e pëlqimit paraprak nga organet kompetente, si dhe fton të gjithë të interesuarit që punimet eventuale, të kryhen në koordinim me FBAK-un dhe komisionet profesionale që veprojnë në kuadër të Federatës.

Vendosja e infrastrukturës (kudo në natyrë dhe në bjeshkë), duhet të bazohet në parimin: “aq sa është e domosdoshme, por sa më pak që është e mundur”. Ndërsa vendosja e shenjave të përhershme, me material të fortë, në maja, nuk preferohet (e konsiderojmë ndotje optike e mjedisit).

Përndryshe, Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës ofron mbështetje profesionale për të gjithë dhe pa përjashtim, lidhur me standardet dhe infrastrukturën bjeshkatare dhe alpiniste:

1. Shtigjet bjeshkatare

2. Sinjalistika vertikale dhe horizontale

3. Shtigjet e siguruar me litarë çeliku (via ferrata)

4. Vijat ngjitëse

5. Ulëset dhe bankat

Mbrojtja dhe ruajtja e natyrës është qëllimi ultimativ i komunitetit bjeshkatar!", reagon Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat