Gega renditet e teta në pistën e Doha

Atletika

Gega renditet e teta në pistën e Doha

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 12:45
Gega renditet e teta në pistën e Doha

Atletja Luiza Gega është klasifikuar në vendin e tetë në garën e 3000 metrave me pengesa, zhvilluar në Doha, në etapën e parë të Ligës së Diamantit 2021.

Në këtë garë morën pjesë 14 atlete dhe Gega, në përfundim të saj, dha kohën 9’34”20, duke u klasifikuar e teta.

Kjo nuk është koha më e mirë e atletes kuqezi, që ka si rekord 9’19”93 në këtë disiplinë. Gjithsesi, kjo garë ishte një test i mirë për atleten kuqezi, që përgatitet për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Luiza Gega e ka siguruar kualifikimin në Olimpiadë dhe prej kohësh përgatitet për këtë event të rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat