Polemika të mëdha

Atletika

Polemika të mëdha

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 18:12
Polemika të mëdha

Lojrat Olimpike në Tokyo 2020 kanë nisur dhe kritikat e mëdha janë hapur fill pas ceremonisë.

Këtë herë është mbreti i atletikës, Usain Bolt, që është kundër ndryshimeve të fundit sa i përket këpucëve të reja teknologjike. Këto të fundit ndihmojnë atletët që të vrapojnë më shpejtë, por “furia xhamajkane” e quan të padrejtë pasi nuk i ka veshur edhe ai në kohën e tij. Pra me rrezikun e rekordeve që mund t’i thyhen, Bolt është shprehur:

“Kur e pashë nuk mund ta besoja. Po i japin përparësi atletëve për të vrapuar sa më shpejt tani. Është e çuditshme dhe e padrejtë për shumë atletë që në atë kohë u munduan të modifikonin këpucët e tyre dhe ata na thanë “JO”.

Tani po e bëjnë, kjo është qesharake. Padyshim që unë do të përmirësoja rekordet e mia me to. Do të ishte çmenduri të informoheshe se rekordi yt u thye nga një model i caktuar i këpucëve që kanë dalë tani”, tha Bolt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat