Me rekord olimpik, katër medalje në katër Olimpiada

Atletika

Me rekord olimpik, katër medalje në katër Olimpiada

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 11:06
Me rekord olimpik, katër medalje në katër Olimpiada

Atletja nga Zelanda e Re, Valerie Adams ka vendosur rekord të ri olimpik.

Ajo është bërë sportistja e parë që arrin medalje olimpike në katër olimpiada radhazi.

Garuesja nga Zelanda e Re arriti të fitojë sot medaljen e bronztë në disiplinën e hedhjes së gjyles, me hedhje 19.62 metra.

Fillimisht ajo fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, katër vite më vonë fitoi sërish të artën në “Londra 2012”, të argjendën e fitoi në “Rio 2016”, ndërsa tani fitoi të bronztën në “Tokyo 2020” duke shkruar histori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat