Shkualifikohet

Atletika

Shkualifikohet

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 14:58
Shkualifikohet

Atleti britanik Omar Ahmed, që ditën e diel fitoi garën e gjysmë-maratonës në Bristol (Britani e Madhe), është skualifikuar nga organizatorët. Kjo, për faktin se ai ishte regjistruar te gara e 10 mijë metrave dhe jo tek ajo e gjysmë-maratonës.

Sipas organizatorëve, në vendin ku ndaheshin dy garat, ajo e 10 mijë metrave dhe gjysmë-maratonës, Omar Ahmed ka marrë drejtimin e gabuar. Ai mbërriti i pari në finish në gjysmë-maratonë me kohën 63 minuta, por u skualifikua.

“Omar Ahmed ishte regjistruar në garën e 10 mijë metrave si sportist elitë”, thanë organizatorët.

“Kujtova se po garoja në 10 mijë metra. Në një moment kuptova se isha gabim dhe dikush më tha që isha te gjysmë-maratona, por vazhdova”, tha Omar Ahmed.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat