Mbi 30 raste me doping

Atletika

Mbi 30 raste me doping

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 18:07
Mbi 30 raste me doping

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF), Sebastian Coe, ka ngritur alarmin se dopingu në Kenia është në përmasa tragjike. Mbi 30 raste me doping të konfirmuara në muajt e fundit, kanë ngritur alarmin në këtë vend, ku sporti i atletikës rrezikon të pezullohet, si Rusia.

“Për momentin atletika keniane nuk është e pezulluar edhe pse kemi një nivel të lartë dopingu.

Këtu nuk është si në Rusi, që ishte shteti ai që kontrollonte gjithccka, këtu shteti synon ta luftojë këtë fenomen. Qeveria keniane do të investojë 25 milionë euro në 5 vitet në vijim për kontrolle antidopingu dhe edukim”, tha Coe.

“Kjo na bën optimist, pasi këtu shteti nuk e mbështet ilegalitetin dhe këtë fenomen.Ne nuk duam shtete të pezulluara, por nuk duam as atletikë të sëmurë nga dopingu”, tha Coe.

Në Kenia prej disa javësh po stërvitet edhe atletja shqiptare Luiza Gega. Atletët e këtij shteti dallohen për gara e mesme dhe të gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat