Rugova: Atletika për fëmijë nëpër shkolla të Prishtinës 

Atletika

Rugova: Atletika për fëmijë nëpër shkolla të Prishtinës 

Më: 17 maj 2023 Në ora: 21:15
Gërmia 555

Drejtori për sport në komunën e Prishtinës, Granit Rugova, po lufton që t’iu krijojë infrastrukturë sa më të mirë klubeve prishtinase pavarësisht se cilit sport i takojnë.

"Atletika për fëmijë nëpër shkolla të Prishtinës.

Super projekt i organizuar mirë nga ekspert dhe punëtor të palodhur të Gërmia 555, dhe nën përkrahjen e Drejtorisë për Sport, lumturoj dhe gëzoj shumë fëmijë të shkollave të Prishtinës.

Drejtoria për Sport ka si synim të krijojë një mjedis të përkrahur dhe inkurajues për fëmijët për të qenë aktivë dhe të shëndetshëm. 

Përveç kësaj, programi "Atletika për fëmijë" ka për qëllim të përgatisë fëmijët për të ardhmen në fushën e sportit, duke u siguruar një bazë të fortë për zhvillimin e tyre atletik.

Po ashtu ky projekt tregon se Prishtina është një qytet i dedikuar sportit dhe i gatshëm të investojë në zhvillimin e fëmijëve  dhe promovon vlerat e sportit si bashkëpunim, angazhim dhe disiplinë.Prishtina, qytet i sportit”, ka shkruar Rugova në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat