Atleti britanik Jake Odey-Jordan bëri një lëvizje të pabesueshme.
Jake Odey-Jordan udhëhoqi që nga fillimi në garën e 200 metrave dhe kishte një epërsi të madhe ndaj rivalëve të tij. Me pas nuk ishte në ritmin e tij.
Në vend që të futej në finalen e Kampionatit Europian për sportistët nën 18 vjeç, ai u eliminua për faktin se përfundoi në vendin e katërt.
Nuk pati asnjë lëndim, kështu që lëvizja e tij është ende e paqartë.
“Gjithçka është në rregull, ky është gabimi im. Nuk mund të trishtohem për asgjë përveç vetes. U ndjeva mirë, mund të vrapoja nën 21 sekonda”, - tha ai pas garës.