Mbrëmë ka ndërruar jetë Bislim Berisha.
I ndjeri Berisha ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e administratës së Federatës së Atletikës së Kosovës.
Roli i tij në pozitën e sekretarit të përgjithshëm ka qenë i madh dhe ka lënë gjurmë.
Puna e tij ndër vite ishin udhërrëfyes për brezat e rinj.
Para disa viteve, Berisha ishte tërhequr nga federata.
Ikja e tij në amshim është një humbje e madhe për atletikën dhe sportin në përgjithësi.