Halil Sylejmani, president i Federatës së Atletikës së Kosovës, dhe anëtarja e këtij asociacioni, Arta Kelmendi, takuan presidentin e Federatës së Atletikës Botërore, Sebastian Coe.
Gjatë këtij takimi diskutuan për shumë gjëra dhe për ndihmën që mund t’i bëhet atletikës së Kosovës.
“Drejtuesit e Federatës Atletike të Kosovës – kryetari Halil Sylejmani dhe anëtarja e kryesisë, Arta Kelmendi – po marrin pjesë në Kongresin e 55-të të Federatës Botërore të Atletikës (Ëorld Athletics), që po mbahet në Tokio të Japonisë. 🇯🇵
Gjatë punimeve të Kongresit, përfaqësuesit tanë kanë zhvilluar takime me presidentin e W#orld Athletics, z. Sebastian Coe, si dhe me përfaqësues të lartë të federatave të tjera kombëtare, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe përfaqësuar denjësisht atletikën kosovare në arenën ndërkombëtare.
Kongresi i paraprin Kampionatit Botëror të Atletikës, i cili nis nesër në Tokio dhe do të zgjasë deri më 21 shtator 2025”, njofton Federata e Atletikës së Kosovës.