Atleti Leon Thaqi ka shënuar rezultat të mirë në garën Open Athletic Meeting që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.
“Leon Thaqi i treti në 400 metra, rezultati 48:69 rekord shtetëror i sallave.
Leoni bëri një paraqitje të shkëlqyeshme ku në mesin 20 garuesve arriti të ngjitet në top tre më të mirët e mitingut,
ai ishte në baterinë e pestë, çdo bateri kishte nga katër atletë mbase Asics Arena ka vetëm katër korsi për dallim nga ato standarde që janë me gjashtë Korsi”, ka shkruar Zijadin Kryeziu, trajner i KA Roganës.