Senzacion

Atletika

Senzacion

Më: 21 mars 2026 Në ora: 13:14
Gout Gout

Një emër i ri po trondit botën e atletikës dhe po konsiderohet si pasardhësi i denjë i Usain Bolt.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin australian Gout Gout, i cili me paraqitjet e tij të fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Gout është me origjinë nga Sudani i Jugut, ku po shkëlqen në garat e sprintit, duke regjistruar kohë mbresëlënëse për moshën e tij dhe duke thyer rekorde në nivele të ndryshme.

Shpejtësia, stili i vrapimit dhe dominimi i tij kanë bërë që të krahasohet me legjenden e atletikës, Usain Bolt.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, Gout Gout pritet të jetë një nga emrat më të mëdhenj të atletikës botërore në vitet që vijnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat