Bardh Telaku fiton në Shkup në disiplinën 200 metra

Atletika

Bardh Telaku fiton në Shkup në disiplinën 200 metra

Nga: K.G. Më: 9 maj 2026 Në ora: 15:39
Pamje

Talenti i atletikës, Bardh Telaku, ka treguar formë të mirë në disiplinën 200 metra dhe duke triumfuar në Shkup. 

Një rezultat i mirë për garuesin e Prizrenit dhe e impresionon edhe trajnerin e tij, Bajram Duja.

 “Sot, në Shkup u mbajt Mitingu Ndërkombëtar "Dita Botërore e Atletikës", garë e organizuar nga Federata Atletike e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë garë Kosovën dhe Klubin e Atletikës Prizreni, e përfaqësoi atleti Bardh Telaku 16 vjeçar, i cili e fitoi garën e 200 m. për senior me rezultat 22,78 sek.

Për fillim të sezonit, është rezultat premtues, me shpresë për ta thyer rekordin e Kosovës për U20 dhe U18”, - njofton KA Prizreni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat