Llapi pëson humbjen e parë në Ligën e Dytë në basketboll

Basketboll

Llapi pëson humbjen e parë në Ligën e Dytë në basketboll

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 10:19
Foto Ilustrim

Llapi ka pësuar humbjen e parë në Ligën e Dytë. Skuadra e Llapit pas gjashtë fitore radhazi pësoi nga Gjakova e Re me rezultat 53-57. Ndërkohë, Gjakova e Re, ka tri katër fitore dhe tri humbje në këtë edicion.

Fitoren e gjashtë radhazi nga gjashtë ndeshje të zhvilluara e ka shënuar Borea, që triumfoi ndaj Sferës 73-85. Sfera ka pesë fitore dhe dy humbje.

Fitore në këtë xhiro shënoi edhe Gjakova, që mundi Fushë Kosovën në udhëtim 57-70. Të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe katër humbje.

Dardanët kanë regjistruar fitoren e pestë (ka edhe dy humbje), duke mundur Kaçanikun 77-71. Kjo e fundit ka një fitore dhe katër humbje.

Fitoren e parë këtë kampionat e ka regjistruar Dukagjini, që ka mundur me rezultat të ngushtë United Basketball 61:60. Derisa për Dukagjinin ishte fitorja e parë pas pesë humbjeve, për United Basketboll ishte humbja e shtatë në shtatë ndeshje të zhvilluara.

Liga e Dytë – Java 7

Sfera – Borea 73:85

Fushë Kosova – Gjakova 55:70

Llapi – Gjakova e Re 53:57

Dardanët – Kaçaniku 77:71

Dukagjini – United Basketball 61:60

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat