Arben Fetahu - shembull për të gjitha federatat

Basketboll

Arben Fetahu - shembull për të gjitha federatat

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 17:09
Arben Fetahu - shembull për të gjitha federatat

Burri një herë vendos! Arben Fetahu vendosi para disa ditëve që të shkojë në zgjedhje edhe pse e kishte mandatin edhe për një vit si president i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ish basketbollisti i sfidave të mëdha, si lojtar në Gjeneratën e Republikës (1991-1999) dhe edhe disa vite në periudhën e pas luftës, vendosi që të shkojë në zgjedhje dhe të kërkojë votën e komunitetit të basketbollit! Një veprim i jashtëzakonshëm i tij, që duhet të duartrokitet nga të gjitha sportet tjera sepse respektoj fjalën e tij që e kishte dhënë para një kohe! Burrat një herë flasin, një herë veprojnë!

Arben Fetahu - shembull për të gjitha federatat

A e dini pse? 

Edhe presidentët e federatave tjera, duhet të kërkojnë zgjedhjet, të sprovojnë veten dhe jo si disa që iu shmangen deri në ditën e fundit! 

Zgjedhjet janë normale dhe demokratike. Fetahu u bë shembulli më i mirë,  vendosi të shkojë në zgjedhje dhe ato do të mbahen me 18 dhjetor në orën 15.00. Ai është më i vendosur se kurrë, të punojë dhe t’i çojë proceset përpara.

Nuk është pak që Kosova si shteti më i ri në botë, deri më sot t’i besohen tri organizime nga institucioni më i lart botëror, FIBA!  Është punë e madhe kur të besohen tri ngjarje ndërkombëtare nga FIBA, sepse kjo organizatë çdo gjë e përcjell me imtësi apo siç thonë me llupë, gabimin fare nuk ta falin!   Organizimet shembullore janë imazhi më i mirë edhe për shtetin e Kosovës jo vetëm për basketbollin!  

Aq me tepër, që për herë të parë themelohet Liga Unike e basketbollit Kosovë – Shqipëri, ëndërr e shumë gjeneratave! Nuk është pak që t’i kesh dy përfaqësues në Komisionet e FIBA-së.

 Kjo është pasuri për një shtet siç është Kosova. Për të kandiduar për postin e Kryetarit të FBK-së konform Statutit kandidatët duhet të deponojnë të paktën shtatë nominime dhe kryetari aktual Arben Fetahu ka qenë i vetmi që e ka përmbushur këtë kusht duke marrë nominime të mjaftueshme nga anëtarët e FBK-së për të fituar të drejtën për të kandiduar për mandatin e ri katërvjeçar.

“Bordi i FBK-së në mbledhjen e mbajtur më 3 Dhjetor, në bazë të nenit 3 të Rregullores së Punës për Kuvendin e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe nenit 15 dhe 17 të Statutit të FBK-së, e ka konvokuar Kuvendin e Rregullt Zgjedhor, në të cilin do të zgjedhen organet e reja drejtuese të FBK-së për ciklin katërvjeçar 2020-2024, në bazë të ciklit olimpik të Lojërave Olimpike Verore”, kështu u tha nga informata e FBK-së para disa ditëve. 
Krejt në fund, edhe federatat tjera të ndjekin rrugën e Fetahut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat