‘Vreshtarët’ mundin Kuqezinjtë

Basketboll

‘Vreshtarët’ mundin Kuqezinjtë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 17:30
Rahoveci e mposht Vëllaznimin

Rahoveci ka shënuar fitoren e katërt me radhë, duke mundur Vëllaznimin në udhëtim 57:68 (23:17, 11:13, 10:24, 13:14), në kuadër të javës së tetë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi në 11 pikë, 16:5, derisa çerekun e parë e fituan me shifrat 23:17. Por, në periodën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, dhe përfundoi 11:13, derisa skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve me rezultat 34:30.

Mysafirët ishin më të mirë në pjesën e dytë, përkatësisht çerekun e tretë, që e fituan 10:24, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 44:54. Përkundër përpjekjeve të vendasve, ‘Vreshtarët’ ruajtën epërsinë në 10 minutat e fundit që përfunduan 13:14 dhe Rahoveci triumfoi me rezultat 57:68.

Te Vëllaznimi më të dalluarit ishin Cendrik Council me 20 pikë dhe 17 pikë dhe Christopher Hortman me 14 pikë e 12 kërcime, derisa te Rahoveci më të dalluarit ishin Amadi Ikpeze me 13 pikë e 18 kërcime, Marvin Jones me 21 pikë dhe Isaiah Traylor me 19 pikë.

Vëllaznimi ka tri fitore dhe pesë humbje, kurse Rahoveci gjashtë fitore dhe dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat