E ëma akuzon Vanessa Bryant dhe e çon në gjyq

Basketboll

E ëma akuzon Vanessa Bryant dhe e çon në gjyq

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 11:31
E ëma akuzon Vanessa Bryant dhe e çon në gjyq

Vanessa Bryant, bashkëshortja e Kobe Bryant, është rikthyer në gjyq, këtë herë për të qenë përballë nënës së saj Sofia Laine.

Kjo e fundit e ka hedhur në gjyq bashkëshorten e ish-basketbollistit, pasi ka kërkuar pagesat e prapambetura për punën si “asistente personale dhe kujdestare e fëmijëve”.

Vanessa këto akuza i ka kundërshtuar me forcë, duke thënë se ky veprim i nënës së saj e ka plagosur shumë atë dhe vajzat. “Edhe një herë tjetër, ajo po përpiqet vetëm të na marrë sa më shumë para.

Asnjëherë nuk i ka mbajtur ato detyra dhe ka jetuar në shtëpi që e kemi paguar ne”, tha Vanessa Bryant.

Laine, 68 vjeçe, ka paraqitur në gjykatë një letër ku thuhet se Kobe Bryant ka premtuar se do të kujdeset përgjithnjë për vjehrrën e tij: “Kobe nuk jeton më, ndërsa Vanessa po bën të kundërtën e asaj që ka premtuar ai”, tha mamaja e Vanessa Bryant. “Bashkëshorti im nuk i ka premtuar asgjë asaj”, tha Vanessa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat