Silver: Për ne prania e tifozëve në stadiume është një prioritet

Basketboll

Silver: Për ne prania e tifozëve në stadiume është një prioritet

Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:12
Silver: Për ne prania e tifozëve në stadiume është një prioritet

Sezoni 2020-2021 në NBA ka nisur prej 3 javësh, pa praninë e tifozëve. Mungesa e tyre është një problem për skuadrat, që fitojnë miliona dollarë nga prania e tyre në stadium.

Komisioneri i NBA-së, Adam Silver, foli për këtë çështje: “Për ne prania e tifozëve në stadiume është një prioritet, por jemi edhe realist. Për momentin do të zbatojmë protokollet shëndetësore, ndeshjet do të luhen pa tifozë”.

“Tani që ka nisur vaksina kemi më shumë shpresë për të rikthyer tifozët, por kur ajo do të jetë e mundshme për të gjithë atëherë do të hapim dyert. Kur shumica e popullsisë do të marrë vaksinën atëherë do të lejojmë tifozët”, tha Silver.

“NBA nuk do të bëjë të fortin për të marrë vaksinën pa radhë. Sportistët dhe të gjithë stafet do ta kryejnë vaksinën kur të kenë radhën. Të gjithë duhet të vaksinohemi për një sport më të sigurt.

Nëse qeveria do të dëshirojë ne do të bëjmë detyrën tonë për të bindur qytetarët të vaksinohen”, tha Adam Silver.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat