Humbasin Real dhe Bayerni

Basketboll

Humbasin Real dhe Bayerni

Më: 9 janar 2021 Në ora: 11:28
Humbasin Real dhe Bayerni

Ekipet “big” të Euroleague kanë humbur në ndeshjet e raundit të 18-të. Kryesuesit e CSKA Moskë u mundën 95-93 në Spanjë nga Baskonia Gasteiz, ndërsa Real Madrid u ndal në fushën e tij, ku u mund 80-76 nga Armani Milano.

Nga këto rezultate surprizë ka përfituar ekipi i Barcelona. Katalanasit fituan 89-72 ndaj Valencia në derbin spanjoll.

Ka humbur edhe Bayern Mynih, që u mposht në sekondat e fundit 84-82 nga grekët e Olympiacos.

Euroleague – Raundi i 18-të

Crvena Zvezda – Fenerbahce, 71-73

Alba Berlin – Maccabi Tel Aviv, 71-73

Panathinaikos – Zenit st.Petersburg, 77-89

Barcelona – Valencia, 89-72

Baskonia gasteiz – CSKA Moskë, 95-93

Zalgiris Kaunas – Khimki Moskë, 102-75

Olympiacos – Bayern Mynih, 84-82

Villeurbanne – Anadolu Efes, 80-102

Real Madrid – Armani Milano, 76-80.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat