Peja shkatërron Vëllaznimin

Basketboll

Peja shkatërron Vëllaznimin

Nga: K.G. Më: 9 janar 2021 Në ora: 16:39
Peja shkatërron Vëllaznimin

Peja tregon lojë të mirë duke shënuar fitore me rezultat 83:67 (15:14, 25:19, 21:13, 22:21) ndaj Vëllaznimit nga Gjakova, në takimin e javës së 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll. 

Basketbollistët Brandon Walters me 26 pikë, Robert Aleksander Cartwright 21, Marko Peroviq me 18 pikë, janë me të merituarit për fitoren e thellë. 

Ata ishin të pandalshëm duke e shkatërruar skuadrën gjakovare.

Basketbollisti Devonte Jackson ishte më efikasi me 22 pikë të gjakovarët, por që nuk i kryen punë për ndonjë rezultat më të mirë.

Peja kalon në vendin e dytë me 23 pikël, ndërsa Vëllaznimi është në të 6-tin me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat