Infektimet me Covid-19, shtyhet ndeshja në NBA

Basketboll

Infektimet me Covid-19, shtyhet ndeshja në NBA

Më: 11 janar 2021 Në ora: 23:55
Foto Ilustrim

NBA ka njoftuar para pak minutave se ndeshjet Dallas Mavericks-Neë Orleans Pelicans e planifikuar të zhvillohet ditën e martë dhe Chicago Bulls-Boston Celtics e planifikuar për të mërkurën do të shtyhen për shkak të rasteve të fundit me koronavirus.

Nga ana tjetër, raportohet se drejtuesi i NBA dhe Shoqata e Lojtarëve të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBPA) do të takohen dhe të rishikojnë protokollet e shëndetit dhe sigurisë së ligës.

Ndeshja mes Boston Celtics dhe Miami Heat nuk ishte luajtur më herët për të njëjtën arsye.

Në NBA, vendoset të shtyhen ndeshjet nëse skuadrat nuk arrijnë të sjellin të paktën 8 lojtarë në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat