Trepça sfidon Prishtinën

Basketboll

Trepça sfidon Prishtinën

Më: 21 janar 2021 Në ora: 11:48
Trepça sfidon Prishtinën

Superliga e basketbollit vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 16-të të saj.

Pas dueleve të djeshme, ku Peja e mundi Rahovecin ne derbi dhe Ponte Prizreni ishte më i mirë se Vëllaznimi, sot është koha për dy takimet të tjera.

Në fakt, nga ora 15:00 do të përballen rivalët e vjetër, por që gjenden në pjesën e poshtme të tabelës, Sigal Prishtina dhe Trepça.

Bardhekaltrit kanë katër fitore dhe 11 humbje, kurse mitrovicasit tri fitore dhe 12 humbje.

Kryeqytetasit renditen në vendin e gjashtë me pikë të njëjta me Vëllaznimin, që renditet i shtati, kurse Xehetarët janë në vendin e tetë.

E takimi i fundit është ai ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit.

Therandasit në fundjavë e mposhtën Ponte Prizrenin, kurse Bashkimi pësoi nga Trepça.

Ekipi nga Suhareka kanë nëntë fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa prizrenasit tetë fitore dhe shtatë humbje.

Kjo ndeshje fillon në orën 17:00 dhe atë e transmeton drejtpërdrejt platforma televizive Kujtesa përmes kanaleve të saj të sporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat