Kosova po shpreson në Dardan Berishën

Basketboll

Kosova po shpreson në Dardan Berishën

Nga: K.G. Më: 22 janar 2021 Në ora: 19:13
Kosova po shpreson në Dardan Berishën

Kombëtarja e Kosovës po shpreson në mrekulli në ndeshjet parakualifikuese për Kupën e Botës 2023.

Ata po shpresojnë se me rikthimin e Dardan Berishës do të fitojnë ndaj Sllovakisë dhe Luksemburgut, që të dy ndeshjet luhen në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.  

“Pas rikthimit nga lëndimi, kapiteni i Kombëtares së Kosovës, dardan Berisha, është duke u rikthyer në formën që jemi mësuar ta shohim dhe me të cilën pritet t'i ndihmojë Kosovës në dy ndeshjet vendimtare kundër

Luksemburgut dhe Sllovakisë që do të zhvillohen gjatë muajit shkurt në Prishtinë në kuadër të Grupit B të Dritares së Tretë të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2023”, shkruan në faqen e facebookut të FBK-së. 

Megjithatë, gjithçka do të shihet se si do të shkojnë këto dy ndeshje sepse vetëm me dy fitore do të kualifikohen, ndryshe eliminohen apo paketojnë valixhet për në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat