Ylli fiton në Mitrovicë, thellon krizën e Trepçës 

Basketboll

Ylli fiton në Mitrovicë, thellon krizën e Trepçës 

Nga: K.Goca Më: 24 janar 2021 Në ora: 18:56
Ylli fiton në Mitrovicë, thellon krizën e Trepçës 

Golden Eagle Ylli nga Theranda, ka shënuar fitore me rezultat ndaj Trepçës 78:72 (25:19, 12:23, 17:21, 24:8), në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit në Mitrovicë.  

Në minutën e 30-të, mitrovicasit arritën një epërsi të mirë, 9 pikë (63:54) por kjo u shkri shpejt në çerekun e katërt. 

Në minutën e 38-të, Ylli avancon me 69:72 dhe e fiton sfidën me rezultat 78:72.  Çereku i fundit ishte vendimtar dhe therandasit fituan me plot meritë.

Në radhët e Trepçës, Ivan Koleviq me 17 pikë dhe Dillon Tremaine Smith me 16, ishin më efikasit. 

Basketbollisti Mitchell Wilbekin është më efikasi, me 24 pikë dhe Erjon Kastrati me 15, më efikasit të therandasit. 
Golden Eagle ngritët në vend të tretë me 28 pikë, ndërsa Trepça është në pozitën e shtatë me 21 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat