'Plisat' reagojnë pas kualifikimit të Prishtinës

Basketboll

'Plisat' reagojnë pas kualifikimit të Prishtinës

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 21:39
'Plisat' reagojnë pas kualifikimit të Prishtinës

Klubi më i trofeshëm i basketbollit kosovar, KB Prishtina është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës "Final 8".

Sonte, skuadra kryeqytetase është përballur me Prizrenin në Prizren.

Ndeshjen në fjalë e fituan prishtinasit me rezultat të ngushtë, 75:79.

Pas triumfit të KB Prishtinës, kanë reaguar edhe "Plisat" të cilët janë të kënaqur me këtë sukses.

Postimi i plotë i "Plisave":

"PRISHTINA NË FINALE!
KB Ponte P. 75-79 KB Prishtina.
Të dielën në finale përballë kemi ekipin nga Theranda KB Golden Eagle. 
Përpara Prishtinë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat