Super Prishtina, fiton Kupën e Kosovës

Basketboll

Super Prishtina, fiton Kupën e Kosovës

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 16:35
Super Prishtina, fiton Kupën e Kosovës

Prishtina ka mundur Bashkimin 75:71 (16:14, 15:19, 16:25, 28:14), duke e fituar Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave.

Ndeshja filloi e baraspeshuar, ku të dy skuadrat treguan dëshirë të madhe për fitore. Çereku i parë ishte i barabartë dhe këtë e dëshmon edhe rezultati i kësaj pjese 16:14. Por, në periudhën e dytë për një nuancë më të mirë ishin vashat nga Prizreni, që fituan këtë pjesë 15:19, për të shkuar në pushim me rezultat 31:33.

Bashkimi vazhdoi me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, duke pasur epërsi në 14 pikë, 39:53, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 47:57.

Prishtinasit nuk u dorëzuan dhe në çerekun e fundit, 6 minuta nga fundi afrojnë shifrat në 58:61. Bardhekaltret vazhduan me lojë të mirë, duke barazuar rezultatin dhe duke pasur epërsi në katër pikë, 69:65. Skuadra nga Prishtina arriti të menaxhojë epërsinë, duke triumfuar në fund me rezultat 75:71.

Te Prishtina u dallua Alexis Tolefree me 37 pikë e pesë kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Aisha Ballarabe me 19 pikë e 22 kërcime dhe Saranda Daci me 14 pikë e 15 kërcime.

Fituesit e Kupës (F)

1997/98 Bashkimi
1999/2000 Universiteti
2000/01 Universiteti
2001/02 Universiteti
2002/03 Universiteti
2003/04 Universiteti
2004/05 Universiteti
2005/06 Universiteti
2006/07 Bashkimi
2007/08 Bashkimi
2008/09 Bashkimi
2009/10 Penza
2010/11 Penza
2011/12 Penza
2012/13 Penza
2013/14 Penza
2014/15 Prishtina
2015/16 Penza
2016/17 Pro Bet Prishtina
2017/18 Prishtina
2018/19 Prishtina
2019/20 Bashkimi
2020/2021 Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat