Sot grumbullimi i parë i Kosovës

Basketboll

Sot grumbullimi i parë i Kosovës

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 13:10
Sot grumbullimi i parë i Kosovës

Sot do të bëhet grumbullimi i parë i Kombëtares A në basketboll. Stërvitja e parë do të zhvillohet nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, për të vazhduar edhe ditën e mërkurë në orarin e njëjtë, e më pas do të fillohet me stërvitje intensive.

Për shkak të rregullave të masave anti-Covid 19, në grumbullime do të jenë vetëm stafi teknik i Përfaqësueses dhe lojtarët.

Kosova A më 18 Shkurt do të ballafaqohet me Luksemburgun, kurse më 20 Shkurt me Sllovakinë. Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Prishtinë, ashtu siç të gjitha takimet e Grupit B parakualifikues për Botërorin 2023.

Siç është raportuar më parë të gjitha ndeshjet e Grupit B do të zhvillohen në Prishtinë, që do të jetë mikpritëse e ‘Bubble’, një ngjarje shumë e rëndësishme për basketbollin e Kosovës.

Në këtë grup, Islanda është lidere me tri fitore dhe një humbje, nga dy fitore kanë Kosova dhe Sllovakia, kurse Luksemburgu ndodhet në vendin e fundit me një fitore dhe tri humbje.

Nëse Dardanët shënojnë dy fitore në dy takimet e zhvilluara, atëherë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat