Zbulohen shkaqet e tragjedisë që shokoi botën

Basketboll

Zbulohen shkaqet e tragjedisë që shokoi botën

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:38
Zbulohen shkaqet e tragjedisë që shokoi botën

Ka kaluar më shumë se një vit prej kur bota mbeti pa Kobe Bryantin, i cili vdiq në një përplasje helikopteri ku mbeti e mbetur edhe vajza e tij Gianna si dhe shtatë persona të tjerë.

Tashmë hetime te këtij aksidenti kanë përfunduar.

Komisioni Kombëtar për Trafik të Sigurtë (NTSB) u takua sot dhe zbuloi se Bryant nuk i kishte kërkuar pilotit të bënte ndonjë manovër.

Ekspertët thonë se presioni nga klientë të rëndësishëm mund t’i detyrojë pilotët të marrin vendime të këqija, por ky nuk ishte rasti me Bryantin.

“Nuk ka asnjë provë që ‘Island Express’, operatori i fluturimit ose klienti Kobe Bryant ka bërë presion te piloti për të bërë ndonjë manovër”, thuhet në raport.

NTSB ka përcaktuar se piloti kishte çorientim hapësinor pak para përplasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat