Ponte Prizreni përforcohet, e ka përnjëmend titullin

Basketboll

Ponte Prizreni përforcohet, e ka përnjëmend titullin

Nga: K.G. Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 12:22
Ponte Prizreni përforcohet, e ka përnjëmend titullin

Klubi i basketbollit Prizreni përforcohet me një basketbollist, e ka përnjëmend titullin e kampionit të Kosovës. Ata janë përforcuar me Landon Taliaferro.

Landon Taliaferro - zëvendësimi i Paiges. 

Duke u afruar vazhdimit të kampionatit skuadra jonë ka gjetur zëvendësimin e lojtarit të larguar .

Bëhet fjalë për amerikanin Landon Taliaferro i gjatë 193 cm i cili luan në pozitat 2 dhe 3.
Karakteristik i këtij lojtari është efikasiteti i lartë për 3 pikë.

Taliaferro ka qenë pjesë e ekipit Fairfield në NCAA 1 ku ka luajtur me mesatare 12 pikë me efikasitet prej 37.1 % për tre pikë.
Ndërsa sivjet ishte pjesë e ekipit Amicale Steinsel në Luksemburg ?? ku kishte mesatare prej 29 pikësh në dy ndeshje por për shkak të pandemisë covid19 liga është pezulluar në këtë shtet”, njofton KB Ponte Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat