Gasol rikthehet në shtëpinë e tij

Basketboll

Gasol rikthehet në shtëpinë e tij

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:15
Gasol rikthehet në shtëpinë e tij

Veteran spanjoll i basketbollit, Pau Gasoll, rikthehet te skuadra e Barcelonës pas 20 vite, aty ku filloi karrierën e tij, ndërsa është interesant se në klubin amë, ai do të përfitojë pagesë mujore në vlerë prej 6 mijë euro!

Gasol veshi fanellën e Barcelonës nga viti 1998 e deri në vitin 2001, kur kaloi në NBA dhe fitoi 2 tituj me ekipin e Los Anxhelosit. Ai poashtu ishte pjesë e skuadrave të Memfisit, Çikagos, San Antonios dhe Milloukit, ndërsa ishte 6 herë pjesë e ALL Star-it.

Me kombëtaren e Spanjës arkëtoi 3 medalje të artë, dy të argjendit dhe dy medalje të bronzit në Eurobasket, ku 3 herë morri çmimin “MVP”.

Po ashtu arkëtoi medaljen e artë në Kampionatin e botës, si dhe dy medalje të argjendit dhe një të bronzit në Lojrat Olimpike. Në karrierën e tij në NBA, ka zhvilluar 1.226 ndeshje dhe ka shënuar mesataren prej 17 pikë, 9 kërcimeve dhe 3 asisteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat