Klubi me renome i basketbollit Bashkimi nga Prizreni është në telashe, basketbollisti i tyre ka rezultuar me Covid 19.
“Basketbollisti ynë, Sean Hoehn, do t'i mungojë skuadrës gjatë ditëve në vijim.
Lojtari ka shfrytëzuar pushimin në Superligë për të shkuar përkohësisht në familjen e tij në ShBA, ku më pas para se të nisej drejt Kosovës ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe ka mbetur atje.
Gjendja shëndetësore e Hoehn aktualisht është stabile, ndërsa ai do të mbetet i vetizoluar në ShBA derisa të shërohet plotësisht”, njofton KB Bashkimi.