LeBron pranon: Jemi në vështirësi

Basketboll

LeBron pranon: Jemi në vështirësi

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 11:32
LeBron pranon: Jemi në vështirësi

Katër humbje radhazi në kampionat për kampionët e Lakers kanë sjellë një “min-krizë” për kalifornianët.

Në këtë situatë ndikon mjaft mungesa e Anthony Davis, i dëmtuar dhe që nuk do të luajë deri pas pushimeve të fillim-marsit.

Ai që përpiqet të mbajë lart moralin e skuadrës është LeBron James, që u shpreh: “Jemi në një moment të vështirë. Gjithsesi, kjo është një gjë normale që i ndodh çdo ekipi në mes të sezonit. Ne s’do të lejojmë që ky moment të kushtëzojë të gjithë sezonin tonë. E rëndësishme është të mos humbasim besimin”.

“Për sa më përket mua, vazhdoj të inkurajoj skuadrën, në mënyrë që ata të kenë besim te loja e tyre kur janë në fushë. Mendoj se skuadra më e mirë momentalisht në NBA është ajo e Utah Jazz”, tha më tej LeBron James.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat