Ndeshje me bollëk në NBA

Basketboll

Ndeshje me bollëk në NBA

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 00:08
NBA

Ndeshje tejet interesante pritet të luhen në orët e para të ditës së shtunë, gjithmonë sipas kohës tonë lokale.

Vëmendja kryesore do të jetë në “American Airlines Arena” të Floridas, aty ku Miami do të jetë nikoqir i kryesuesit të konferencës perëndimore, Utah Jazz.

Miami ka hyrë në një seri prej katër fitoresh radhazi, por tani përballë do ta ketë skuadrën që ka treguar seriozitetin më të madh deri tani, duke u mposhtur vetëm gjashtë herë, në 32 ndeshje, performanca këto për çdo lëvdatë.

Gjithashtu, një duel i zjarrtë pritet edhe ai në Kaliforni, mes Lakers dhe Portland.

Më poshtë të gjitha ndeshjet që janë në program.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat