Brooklyn Nets mposhten nga Dallas Mavericks

Basketboll

Brooklyn Nets mposhten nga Dallas Mavericks

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Brooklyn Nets ka pësuar humbje nga Dallas Mavericks në kuadër të NBA.

Brooklyn Nets kanë pësuar humbje nga Dallas Mavericks, sigurisht lojtarët kryesorë të skuadrave ishin James Harden dhe Luka Doncic.

Nets tani qëndrojnë në vendin e dytë në Konferencën Lindore me 22 fitore dhe 13 humbje.

Dallas Mavericks qëndrojnë në vendin e nëntë në Konferencën Perendimore me 16 fitore dhe 16 humbje.

Pavarësisht kësaj, Mavericks ia dolën të mposhtin Brooklyn Nets në udhëtim me rezultat të thellë.

Dallas kishte fituar tre nga katër çerekët e ndeshjes, rezultati i çerekëve, Brooklyn Nets-Dallas Mavericks: (26-38), (38-30), (18-26) dhe (16-21).

Basketbollistët që shkëlqyen për Brooklyn Nets ishin, James Harden me 29 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime dhe Brown me 12 pikë, nëntë kërcime dhe tre asistime.

Për Mavericks, Luka Doncic regjistroi 27 pikë, gjashtë kërcime dhe shtatë asistime dhe Porzingis me 18 pikë, katër kërcime dhe dy asistime.

Rezultati përfundimtar, Brooklyn Nets 98-115 Dallas Mavericks.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat