Harden vendos një rekord

Basketboll

Harden vendos një rekord

Më: 2 mars 2021 Në ora: 11:49
Harden vendos një rekord

Basketbollisti James Harden u largua nga Houston për të luajtur me Bruklin Nets, aty ku paraqitja e “mjekrës” është e shkëlqyer. Në ndeshjen e luajtur ndaj San Antonio ai ishte magjik në fushë, duke realizuar një “triple double”, me 30 pikë, 14 pikë e 15 asist.

E veçanta e kësaj ndeshje është se ai realizoi një “triple double” pa humbur asnjë top, duke u bërë basketbollisti i parë në NBA që e realizon këtë gjë. Për Harden kjo është ndeshja e shtatë me Nets që realizoi një “triple double”.

“Mësohuni me këto gjëra, me këtë paraqitje të Hardenit.

Kur James luan ashtu sikurse ai di, e bën për të gjithë ne më të lehtë ndeshjen.

Ndaj, ne dhe ju duhet të mësohemi me këto paraqitje të tij në parket dhe me faktin se ai mund të thyejë të tjera rekorde”, tha Kajrie Irving, shok skuadre me Hardenin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat