Baker ‘rrafshon’ Kastriotin 

Basketboll

Baker ‘rrafshon’ Kastriotin 

Nga: K.G. Më: 5 mars 2021 Në ora: 19:34
Baker ‘rrafshon’ Kastriotin 

Basketbollistja e Vëllaznimit, Raven Northcros-Baker, me 45 pikët e saja “rrafshon” Kastriotin e Ferizajt.

Gjakovaret shënuan fitore me 30 pikë epërsi, 108:78 (29:25, 23:19, 30:13, 26:21), ndaj ferizajasve, në takimin e javës së 16-të. 

Baker ishte e pandalshme, e cila realizoi 45 pikë për gjakovaret, e ndihmuar nga Sarah Mgbeike me 36.  

Agnesa Rrahmani me 37 pikë dhe Amani Alexander me 20, ishin më efikaset të ferizajaset.

Vëllaznimi renditet në vend të dytë me 28 pikë, ndërsa Kastrioti i parafundit (i pesti) me 18 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat