Derbi i rivalëve të vjetër në “Minatori”

Basketboll

Derbi i rivalëve të vjetër në “Minatori”

Më: 13 mars 2021 Në ora: 11:04
Derbi i rivalëve të vjetër në “Minatori”

Në Mitrovicë në palestrën “Minatori” sot (e shtunë), do të zhvillohet ndeshja hapëse e xhiros së 23-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Trepça do ta pres rivalin e vjetër KB Prishtinën me fillim nga ora 17:00.

“Xehetarët” deri tash kanë nëntë fitore dhe 13-të humbje në pozitën e gjashtë, ndërsa “Bardhekaltrit” një pozitë më poshtë me tetë fitore dhe 14-të humbje.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes do të luhet në palestrën “Sezai Surroi”, ku Bashkimi pret klubin nga Suhareka, Golden Eagle Yllin në ora 19:00.

Vendasit që vijnë pas humbjes nga Trepça, ndodhen në pozitën e pestë në tabelë me dhjetë fitore dhe 12-të humbje, kurse mysafirët gjenden në pozitën e dytë me 14-të fitore dhe tetë humbje.

Five Star Superliga e Basketbollit

Trepça – KB Prishtina 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat