Prishtina me fitore bindëse në Pejë

Basketboll

Prishtina me fitore bindëse në Pejë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 19:54
Prishtina me fitore bindëse në Pejë

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Penzës në Pejë me shifrat 56:75 (12:26, 19:16, 14:10, 11:23), në kuadër të javës së 19-të në EBC Ligën e Femrave.

Ndeshja nisi e baraspeshuar, por pas rezultatit 10:11, vashat prishtinase hyn në një seri prej 2:15, duke fituar çerekun e parë 12:26. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, që u fitua nga vendaset 19:16, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 31:42.

Vashat pejane ishin më të mira edhe në periodën e tretë, ku afruan shifrat në 43:49, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 45:52. Penza afroi shifrat edhe në dy pikë, 50:52, por në minutat e fundit e ndeshjes, vashat nga kryeqyteti shkëputen sërish, duke triumfuar në fund me rezultat 56:75.

Te Penza u dallua Valbona Bytyqi me 22 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Prishtina u dalluan Daniel me 18 pikë e 16 kërcime, Enxhi Xhanaj me 24 pikë e gjashtë kërcime dhe Era Shatri me 17 pikë e tetë kërcime.

Tani të dy skuadrat kanë nga 31 pikë, por në duelet direkte Prishtina ka koshdallim më të mirë se Penza dhe kështu renditet në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat