Zatriqi: Gjithçka gati për fillimin e Ligës Unike

Basketboll

Zatriqi: Gjithçka gati për fillimin e Ligës Unike

Më: 6 prill 2021 Në ora: 12:08
Zatriqi: Gjithçka gati për fillimin e Ligës Unike

Liga Unike më në fund do të fillojë më 6 prill me ndeshjet çerekfinale. Marrëveshja ishte nënshkruar më 10 shtator të vitit të kaluar, por nuk filloi për shkak të pandemisë me Covid-19.

Megjithatë, pritjes i erdhi fundi dhe edicioni i parë i kësaj gare do të zhvillohet si Final 8.

Drejtori i Ligës Unike, Dren Zatrqi ka folur për përgatitjet e Final 8. “Ka qenë një kohë e shkurtër për të gjithë dhe jemi duke dhënë maksimumin që garat të zhvillohen sipas planit. Për shkak të pandemisë, edicioni i parë do të zhvillohet në formë të Final 8, kurse shpresojmë që në edicionin e ardhshëm të do të kemi një ligë gjatë tërë edicionit, siç ishte plani në fillim”, është shprehur Zatriqi për faqen zyrtare të Ligës Unike.

Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen në Rahovec, derisa pjesa finale në Durrës. “Jemi duke bërë përpjekje maksimale që turneu të zhvillohet siç është më së miri. Kujtojmë se kjo është hera e parë që zhvillohet një ligë mes dy vendeve dhe kemi pasur shumë për organizim.

Kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe shpresoj që të mos kemi ndonjë telashe të papritura, ndërsa gjendja me pandeminë Covid-19 na ka vështirësuar punët shumë. Por, ne jemi një ekip i motivuar dhe duam që gjithçka të jetë perfekte. Nuk është lehtë që turneu organizohet në dy shtete, por besoj se do t’ia dalim me sukses.

Jemi të motivuar që punojmë për një ligë mbarëkombëtare mes Kosovës dhe Shqipërisë, e kjo ligë do të hyjë në histori”, shtoi tutje Zatriqi.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 Prill 2021, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës.

Orari

E martë

16:00 Vllaznia-Peja

E mërkurë

16:00 Goga Basket-Tirana

19:00 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli

Gjysmëfinalet dhe finalet

13 Prill

16:00 Gjysmëfinalja e pare: Rahoveci-

19:00 Gjysmëfinalja e dytë

14 Prill

16:00 Ndeshja për vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat