Denver Nuggets nuk e ndal hapin në NBA

Basketboll

Denver Nuggets nuk e ndal hapin në NBA

Më: 10 prill 2021 Në ora: 12:08
Denver Nuggets nuk e ndal hapin në NBA

Denver Nuggets nuk e ndal hapin në NBA, duke u konfirmuar si skuadra e momentit.

Ekipi nga Colorado mposhti për herë të dytë në harkun e dy ditëve San Antonio Spurs duke regjistruar fitoren e 8-të radhazi. Këtë herë rezultati ishte më i ngushtë me Denverin që fitoi me shifrat 121-119 në një ndeshje ku diferencën Nuggets e bënë që në periodën e parë.

Serbi Nikola Jokic ishte thjeshtë fantastik në sfidën e zhvilluar në Pepsi Center duke koleksionuar një tjetër triple-double në karrierë.

Me 26 pikë 13 rebound dhe 14 asiste, Jokic udhëhoqi Deverin drejt suksesit numër 34 në këtë sezon. Moment pozitiv edhe për Los Angeles Clippers që regjistruan fitoren e 4-t rresht pasi kaluan në Staples Center me rezultatin e thellë 126-109 Houston Rockets duke ruajtur vendin e 3-të në Konferencën e Perëndimit, pozicion i cili u rrezikohet pikërisht nga Denver Nuggets.

I përhershmi Kaëhi Leonard me 31 pikë 5 rebound dhe 8 asiste ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Clippers të cilët u ndihmuan edhe nga 26 pikët e realizuara nga Reggie Jackson. 32 pikët e Stephen Curry-t nuk i mjaftuan Golden State Warriors që u mposht brenda në San Francisco nga Washington Wizards me rezultatin 107-110.

Rusell Westbrook ishte lideri i skuadrës kryeqytetase edhe në këtë duel me 19 pikë 14 topa të rikuperuar poshtë tabelës dhe 14 pasime vendimtare, ndërkohë që një dorë në këtë sukses Washington-it ja dha edhe japonezi Hachimura me 22 pikët e tij. Pa grekun Giannis Antetokoumpo i cili vazhdon të jetë i dëmtuar, Milwaukee Bucks ngjason me një skuadër pa busull.

Formacioni nga Wisconsin pësoi humbjen e 3-të rresht pasi u mposht në Fiserv Forum nga Charlotte Hornets me rezultatin 119-127. Bucks në këtë sfidë ishin të privuar edhe nga shërbimet e yllit tjetër të skuadrës Chris Midletton, ndërkohë që Hornets për të marrë maksimumin në këtë takim iu falën 46 pikëve të realizuara nga dyshja Bridges-Rozier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat