Ylli fiton pa problem, gjithçka vendoset në ndeshjen e tretë

Basketboll

Ylli fiton pa problem, gjithçka vendoset në ndeshjen e tretë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 22:33
Ylli fiton pa problem, gjithçka vendoset në ndeshjen e tretë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me shifrat 76:89 (15:25, 19:30, 23:16, 19:18) në çerekfinale të “Play-off”-it në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Pasi kishte humbur ndeshjen e parë, Ylli e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi prej 10 pikësh në çerekun e parë, që përfundoi 15:25. Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë deri në 20 pikë, 30:50, kurse shkuan në pushim me rezultat 34:55.

Skuadra nga Theranda kontrolloi lojën edhe në pjesën e dytë, përkundër tentimeve nga prizrenasit që të bëjnë përmbysjen, por kjo nuk ndodhi edhe Golden Eagle Ylli triumfoi në fund 76:89, duke barazuar serinë çerekfinale në 1:1.

Ndeshja e ardhshme në Therandë do të vendosë se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku i pret Rahoveci.

Te Bashkimi u dalluan Musab Mala me 30 pikë e 5 asistime dhe Obinne Oleka me 20 pikë e 15 kërcime, kurse te Ylli më të mirët ishin Valon Bunjaku me 20 pikë, 12 kërcime e 11 asistime, Lg Gill me 27 pikë e 8 kërcime dhe Erjon Kastrati me 19 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat