Bashkimi apo Penza, kampion i Kosovës

Basketboll

Bashkimi apo Penza, kampion i Kosovës

Më: 28 prill 2021 Në ora: 13:05
Bashkimi apo Penza, kampion i Kosovës

Nesër (e enjte) do të zhvillohet ndeshja e pestë finale e “Play-off”-it në EBC Ligën e Femrave. 

Seria finale është 2:2 dhe kush fiton në përballjen e së enjtes do të shpallet kampion i Kosovës në elitën e femrave.

Takimin e parë e fitoi Penza në Prizren 63:84, kurse sfidën e dytë në Pejë e fituan vashat prizrenase 65:70. Në takimin e tretë skuadra prizrenase fitoi sërish 74:63, duke kaluar në epërsi 2:1, ndërsa ndeshjen e katërt e fitoi skuadra pejane 72:58, duke bërë që fituesi dhe kampioni të shpallet të enjten në Prizren. 

Në garat e rregullta këto dy skuadra u ndeshen katër herë, ku tri herë fitoi Bashkimi dhe një herë Penza. 

Pasluftës Bashkimi e ka fituar gjashtë herë titullin kampion, kurse Penza e ka fituar tri herë.
Ndeshja Bashkimi-Penza zhvillohet nga ora 19:00 dhe do të transmetohet në Kujtesa dhe ArtMotion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat