Goga Basket mposht Tiranën, Partizani triumfon në Shkodër

Basketboll

Goga Basket mposht Tiranën, Partizani triumfon në Shkodër

Më: 13 maj 2021 Në ora: 11:24
Goga Basket mposht Tiranën, Partizani triumfon në Shkodër

Janë luajtur ndeshjet e javës së 13-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Durrsakët e Goga Basket fituan në fushën e tyre 95-74 ndaj Tiranës, në një ndeshje të dominuar nga vendasit. Sukses që i garanton Gogës kreun e renditjes në mbyllje të sezonit të rregullt.

Befason Partizani, që fitoi 74-71 në Shkodër ndaj Vllaznisë, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në play off. Nga shkodranët pritej më shumë, por duket se skuadra ende nuk është në nivelin që dëshiron klubi. Pa vështirësi fiton Teuta, që në fushën e saj mundi thellë 151-94 Eagles Basket.

Në Kategorinë e Parë, ekipi i Kamza Basket ka siguruar kualifikimin direkt për në Superligë sezonin e ardhshëm, pas fitores 108-70 ndaj Skënderbeut. Sukses që i jep ekipit kamzali matematikisht kreun. Fitojnë edhe Dinamo e Elbasani, por rëndësi ka suksesi i bluve, pasi i çon ata në play out.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 13-të

Goga Basket – Tirana, 95-74

Vllaznia – Partizani, 71-74

Teuta – Eagles Basket, 151-94

Renditja: Goga Basket 26 pikë, Teuta 23 pikë, Vllaznia 21 pikë, Tirana 18 pikë, Partizani 16 pikë, Eagles Basket 13 pikë.

Basketboll – Kategoria e Parë Meshkuj, java e 13-të

Kamza Basket – Skënderbeu, 107-70

Elbasani – Apolonia, 85-73

Dinamo – Flamurtari, 78-26

Renditja: Kamza Basket 26 pikë, Dinamo 24 pikë, Elbasani 20 pikë, Skënderbeu 18 pikë, Apolonia 14 pikë, Flamurtari 14 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat