LeBron James: Ky lojtar meriton trofeun MVP

Basketboll

LeBron James: Ky lojtar meriton trofeun MVP

Më: 20 maj 2021 Në ora: 13:01
LeBron James: Ky lojtar meriton trofeun MVP

LeBron James ka thurrur lavde për rivalin e tij Stephen Curry pas ndeshjes që ata patën mes tyre në “play in tournament”. Skuadra e Lakers fitoi 103-100 ndaj Golden State dhe LeBron siguroi një vend në play off, por Lakers vuajtën shumë.

Duke folur për Curry, “king James” tha: “Mjafton të shohësh atë që ka bërë këtë sezon për të kuptuar që është i jashtëzakonshëm. Nuk mund ta imagjinoni se ku do të ishte Golden State pa atë në fushë”.

“Ne diskutojmë shumë rreth skuadrës që ka rekordin më të mirë sezonal, por biseda duhet të jetë rreth atij lojtari që ka patur sezonin më të mirë. Dhe, për mendimin tim, ky është viti i Stephen Curry, meriton trofeun MVP”, tha James.

Stephen Curry ishte shënuesi më i mirë i sezonit të rregullt 2020-2021, ku në 11 ndeshje realizoi mbi 40 pikë. Golden State do të luajë një ndeshje shtesë ndaj Memphis për të siguruar një vend në play off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat