Ylli e vazhdon bashkëpunimin me trajnerin

Basketboll

Ylli e vazhdon bashkëpunimin me trajnerin

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 15:35
Ylli e vazhdon bashkëpunimin me trajnerin

Golden Eagle Ylli e ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Adis Beciragic. Kampioni i ri i Kosovës ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me trajnerin i cili e bëri kampion për herë të parë në histori të klubit.

Me Beciragicin, ekipi nga Suhareka po ashtu e fitoi edhe Ligën Unike, e cila i bashkoi klubet e Kosovës me ato të Shqipërisë.

“Adis Beciragic edhe për dy sezone pjesë e Golden Eagle Yllit. Pas triumfit historik në Ligen Unike dhe Superligen e Basketbollit klubi ka vendosur që timonin e drejtimit për dy vitet e ardhshme t’ja besoj Adis Beciragic”, ka shkruar klubi therandas në “Facebook”.

Pra, nën drejtimin e Beciragic, Ylli e shijoi sezonin më të mirë në histori të tij. Ekipi Verdh e Kaltër synon ta ketë një tjetër sezon pozitiv dhe dominues në basketbollin kosovar dhe jo vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat