Jamesit nuk i mjaftojnë 29 pikë

Basketboll

Jamesit nuk i mjaftojnë 29 pikë

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 11:10
Jamesit nuk i mjaftojnë 29 pikë

Feniks Sans arritën ta mposhtin LA Lakers në “Staples Arena” të Los Anxhelesit me rezultat 113-100, për ta fituar serinë e “Play Off-it” me 4-2. Devin Buker shkëlqeu tek Feniksi me 47 pikë, 11 kërcime dhe 3 asistime bashkë me Krouder me 18 pikë dhe tetë kërcime.

Te Lejkers më të mirët ishin: LeBron Xhejms me 29 pikë, dhe Shroder me 20 pikë.

Ndërkohë Portland Trail Blazers ka humbur serinë e “Play Off-it” nga Denver Nagets pran rezultatit 2-4 në fitore.  

Jokiç shkëlqeu me 36 pikë, ndërsa Porter shtoi edhe 26 pikë në fitoren 126-115. Te Portland shkëlqyen, Lilard me 28 pikë dhe MeKollum me 21 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat