Finalja e tretë përcaktuese për titullin e kampionit në Superligën U16

Basketboll

Finalja e tretë përcaktuese për titullin e kampionit në Superligën U16

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 11:09
Finalja e tretë përcaktuese për titullin e kampionit në Superligën U16 – Vajzat

Finalja e tretë e “play-off”-it në Superligën e Kosovës për U16 – Vajzat do të përcaktojë se kush do të shpallet kampione e Kosovës në këtë kategori.

Në finale po përballen AA Kerasan Prishtina dhe Junior 06. Në takimin e parë fitoi skuadra nga Prizreni 52:71, kurse në atë të dytë, skuadra prishtinase 50:55.

Finalja e tretë e cila do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sportit të kolegjit “ISP” në lagjen “Marigona Residence” do të përcaktojë se kush do të shpallet kampione e Kosovës. Kjo finale shënon edhe fundin e garave për edicionin 2020-2021 në të gjitha garat në basketbollin e Kosovës.

Në garat e rregullta, të dy këto dy skuadra kishin nga katër fitore dhe një humbje, andaj pritet një sfidë interesante. Në gjysmëfinale, AA Kerasan Prishtina kishte eliminuar Trepçën, kurse Junior 06 skuadrën e Vushtrria Basket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat