Los Angeles Clippers fiton edhe ndeshjen e 4-t

Basketboll

Los Angeles Clippers fiton edhe ndeshjen e 4-t

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 13:18
Los Angeles Clippers fiton edhe ndeshjen e 4-t

Los Angeles Clippers fiton edhe ndeshjen e 4-t ndaj Utah Jazz dhe barazon në 2-2 serinë e gjysmëfinaleve të Konferencës së Perëndimit mes tyre. Në Staples Center skuadra kaliforniane e mbështetur fort edhe nga publiku vendas kishte një marsh më shumë se ekipi më i mirë i sezonit të rregullt në NBA duke triumfuar me rezultatin e thellë 118-104.

Donovan Mitchell koleksionoi në total 37 pikë 5 rebound dhe 5 asiste, por paraqitja e shkëlqyer e yllit të Utah nuk ishte e mjaftueshme për skuadrën nga Salt Lake City. Te Clippers spikatën si gjithmonë dy liderët e skuadrës kaliforniane Paul Geroge dhe Kawhi Leonard që realizuan nga 31 pikë secili ndërsa kontribuan edhe 16 rebound e 7 asiste të dy sëbashku.

Tashmë përballja mes tyre do të zhvendoset në Salt Lake City me ndeshjen e 5-të të serisë që do të luhet në parketin e Utah. Barazoi në 2-2 serinë ndaj Philadelphia 76ers edhe Atlanta Hawks që mposhti me rezultatin e ngushtë 103-100 në përballjen e 4-t, skuadrën më të mirë të sezonit të rregullt në Konferencën e Lindjes.

Trae Young ishte ai që udhëhoqi skuadrën nga Georgia falë 25 pikëve, 4 rikuperimeve poshtë tabelës dhe 18 pasimeve deçizive, ndërkohë që edhe serbi Bogdanovic spikati me 22 pikë. Edhe pse e pa veten në disavantazhin e 13 pikëve në fund të periodës së parë Atlanta arriti të përmbyste shifrat duke marrë një fitore shumë të rëndësishme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat